Kjo FOTO në pamje të parë të duket e zakonshme, por historia e saj është shumë prekëse

Kjo FOTO në pamje të parë të duket e zakonshme, por historia e saj është shumë prekëse

Bota nëntor 14, 2019 - 12:10
Detajet

Vogëlushët që shihni në foto janë Christian dhe Connor dhe janë vetëm 8 vjeç.

Gjithashtu në foto shihen që dy vogëlushit mbajnë të lidhur duart njëri me tjetrin që në pamje të parë të duket si një gjë e zakonshme.

Por historia e kësaj fotoje është shumë prekëse.

Christian i cili është në të djathtë të fotos sapo kishte mbërritur në shkollë në Kansas ku vuri re që një fëmijë tjetër po qante.

Ishte Connor që vuan nga autizmi dhe ishte i frikësuar.

Christian u afrua kapi dorën e tij dhe të dy u nisën së bashku për në oborrin e shkollës.

Kjo foto u publikua nga e ëma e Christianit ku më pas bëri dhe xhiron në rrjet.

Ajo shkroi në postimin e saj:

 “Jam shumë krenar për djalin tim. Ai është një fëmijë me zemër të madhe: ditën e parë të shkollës filloi në mënyrën e duhur “.

Më pas po të njejtën foto e shpërndau dhe e ëma e Connorit ku shkroi:

‘Djali im është autik: çdo ditë shqetësohem se ai mund të bëhet viktimë e bullizmit për shkak të karakteristikave të tij dhe Christian më ngrohu zemrën. Nëse do të kishte më shumë fëmijë si ai, nuk do të kisha arsye të shqetësohesha për asgjë “.