SHBA-të dhe Turqia bien dakord për armëpushim në Siri

SHBA-të dhe Turqia bien dakord për armëpushim në Siri

Bota tetor 17, 2019 - 20:05
Detajet

Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kanë arritur një marrëveshje për të pezulluar ofensivën ushtarake turke në veri të Sirisë, brenda 120 orëve.

Marrëveshja është arritur për t’i lejuar forcat kurde të tërhiqen nga një zonë e caktuar në kufirin verior, shkruan Global News, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, nëpërmjet Twitter e ka quajtur këtë ngjarje si një lajm të madh dhe e ka falënderuar homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan, për ruajtjen e jetëve të miliona njerëzve.