Turqia refuzon armëpushimin: Arratisen 275 mijë persona nga sulmet vdekjeprurëse

Turqia refuzon armëpushimin: Arratisen 275 mijë persona nga sulmet vdekjeprurëse

Bota October 15, 2019 - 19:06
Detajet

Mijëra persona janë larguar nga Siria e Veriut, ndërkohë që sulmi turk përshkallëzohet, sipas zyrës së OKB për Bashkërendimin e Punëve Humanitare.

Agjencia thotë se raportimet për njerëzit që zhvendosen sa vjen e rritet, ndaj numri real mund të jetë më i lartë.

Autoritetet kurde thanë se janë zhvendosur 275 mijë persona deri tani.

Ndërkohë, zv/presidenti turk tha për “Sky News” se Turqia nuk do të zmbrapset nga operacionet ushtarake dhe s’do të diskutohet asnjë armëpushim me forcat kurde në Siri.

“Nuk mund të negociosh me terroristë”, tha zv/presidenti turk.

“Nuk është realiste dhe partnerët tanë në Europë e NATO duhet ta ndryshojnë qëndrimin”.

SHBA, ndërkohë, ka premtuar sanksione të ashpra ndaj Turqisë nëse nuk merr masa për armëpushim.