Ndërron jetë ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac

Ndërron jetë ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac

Bota September 26, 2019 - 12:15
Detajet

Mediat franceze raportojnë se ish presidenti i Francës, Zhak Shirak [Jacques Chirac] ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Ende nuk ka të dhëna të plota për vdekjen e tij.

Shirak kishte shërbyer si president i Francës prej vitit 1995 e deri më 2007. Ai po ashtu kishte qenë kryeministër i Francës në dy raste, prej vitit 1974 e deri më 1976 dhe prej 1986 e deri më 1988.

Ai kishte qenë president i Francës edhe gjatë kohës së intervenimit të NATO-s në Kosovë më 1999, por roli i tij destruktiv apo konstruktiv nuk ishte krejtësisht i qartë.