Vazhdojnë protestat në Honk Kong

Vazhdojnë protestat në Honk Kong

Bota September 15, 2019 - 12:19
Detajet

Mijëra protestues në Hong Kong kanë sfiduar ndalesën e policisë dhe kanë dalë në qendër të qytetit për të marshuar.

Më herët, policia refuzoi kërkesën e Frontit për të Drejta Civile për të organizuar marshin e sotëm, por pavarësisht kësaj, protestuesit dolën në rrugë.

Protestuesit bllokuan trafikun dhe detyruan që shumë dyqane të mbyllen.

Protestuesit po ashtu u ndalën pranë konsullatës britanike dhe valëvitën flamujt britanik dhe kënduan himnin e këtij shteti, në një përpjekje për të rritur mbështetjen ndërkombëtare për kauzën e tyre.

Protestat në Hong Kong nisën në qershor, pasi qeveria prezantoi një projektligj që do të mundësonte ekstradimin e personave të arrestuar në Kinë. Më pas, qeveria e tërhoqi këtë projektligj, por protestuesit zgjeruan kërkesat e tyre, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe që policia të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj.

Që prej se kanë nisur protestat në Hong Kong, mbi 1300 persona janë arrestuar. /Rel