Vritet një grua, trupi i viktimës i mbështjellë me çarçaf mbetet para kafiterive

Vritet një grua, trupi i viktimës i mbështjellë me çarçaf mbetet para kafiterive

Bota shtator 14, 2019 - 13:50
Detajet

Një grua është vrarë mëngjesin e sotëm në një lagje të qytetit të Krushevacit në Serbi. Si ka ardhur deri tek kjo tragjedi ende nuk dihet, derisa ende po vazhdojnë hetimet.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të vrasësit, shkruan , telegraf.rs.

Trumpi i pa jetë i gruas ka mbetur para disa kafiterive, dhe është mbuluar me një çarçaf të bardhë.

Sipas informacioneve të para vrasja ka ndodhur rreth orës 10 e 30 të mëngjesit. Ndërkohë i lënduar rëndë ka mbetur edhe vëllai i gruas që ka vdekur. I njëjti është transferuar për në spitalin e Krushevacit ku doktorët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë.

Image

I dyshuari për vrasjen ndërkohë ka ikur nga vendi i ngjarjes.