Sërish sulm me armë në Missouri, shteti amerikan ku çdo muaj vriten dy fëmijë

Sërish sulm me armë në Missouri, shteti amerikan ku çdo muaj vriten dy fëmijë

Bota August 24, 2019 - 21:01
Lexoni detajet

Një vajzë 8 vjeçe është vrarë dhe tre persona të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në St. Louis, Missouri. Ngjarja ndodhi pak metra larg vendit ku po zhvillohej një ndeshje futbolli në shkollën e mesme Soldan.

Dy djem adoleshentë dhe një grua mbetën të plagosur nga plumbat, ndërkohë që policia nuk ka dhënë ende një version për ngjarjen apo për autorin e dyshuar.

Sa i përket viktimës, autoritetet kanë deklaruar se ajo ishte e shoqëruar nga familjarët kur nisën të shtënat.

Që prej muajit prill ka arritur në 12 numri i fëmijëve apo adoleshentëve që kanë ndërruar jetë në Missouri, si pasojë e të shtënave me armë. Kjo situatë ka ngritur shqetësim të madh te autoritetet dhe te banorët.

Missouri ndodhet qendër të SHBA-së dhe ka një popullsi totale prej 6 milionë banorësh. /Tch