Nëntë plumba në drejtim të tij, publikohen pamjet e atentatit ndaj bosit të duhanit të Afrikës së Jugut

Nëntë plumba në drejtim të tij, publikohen pamjet e atentatit ndaj bosit të duhanit të Afrikës së Jugut

Bota August 20, 2019 - 13:57
Lexoni detajet

“Bosi i duhanit” së Afrikës së Jugut, Simon Rudland është qëlluar me armë në Johannesburg javën e kaluar.

Sipas mediave të huaja, ai u qëllua ndërsa ishte në makinën e tij përpara Shoqatës së Pavarur të Tregtisë së Duhanit (FITA), në të cilën është anëtar.

Ai tha se ishte njëqind për qind i bindur se rivalët e tij ishin mbrapa tentativës së vrasjes.

Nëntë plumba u qëlluan drejt tij, dhe tre e goditën – dy në shpinë dhe një në qafë. Ai mbijetoi mrekullisht.

Edhe pse ai nuk mori asnjë kërcënim me vdekje, Rudland nuk u befasua shumë nga ngjarja. Kjo pasi që tregtia e duhanit në Afrikën e Jugut është një lojë e ndyrë, plot dhunë.

“Më kapën kur nuk prisja. Kishte një takim mujor atje, të gjithë e dinë se çfarë ore shkojmë. Unë gjithmonë shkoj me të njëjtën makinë me avokatin tim. E gjitha ndodhi kaq shpejt. Besoj se vetura Porsche shpëtoi jetën time”, citohet të ketë thënë ai.

Dhe një ditë pas të shtënave dhe operacionit në të cilën plumbi i tij ishte hequr nga qafa, Rudland ishte përsëri në vendin e tij të punës.

Kompania Gold Leaf ka ofruar një çmim të hollash për ata që kanë disa informacione rreth sulmuesve.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e marra nga kamerat e sigurisë të cilat tregojnë një “Porsche”, dhe më pas një makinë e bardhë “Golf” që ndalet dhe nga e cila vijnë një seri e të shtënave.

Siç raportojnë medait, vetëm muajin e kaluar, kishte 47 vrasje të regjistruara në Cape Town. Prej tyre, 27 u vranë nga të shtënat, 13 u qëlluan me thikë dhe shtatë të tjerë u vranë “ndryshe”. /Telegrafi