Presidenti Trump nënvlerëson rrezikun nga recesioni

Presidenti Trump nënvlerëson rrezikun nga recesioni

Bota August 19, 2019 - 13:59
Lexoni detajet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është përpjekur ta sigurojë sektorin e tregjeve për rrezikun e rënies në recesion duke thënë se ekonomia amerikane është duke ecur në mënyrë të mrekullueshme.

Lideri amerikan tha se nuk sheh recesion, term i përdorur në rastet kur ekonomia e një vendi shënon rënie në dy çerekë me radhë gjatë një viti.

Këshilltari për ekonomi në Shtëpinë e Bardhë, Larry Kudlow, gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara nuk pritet të rrëshqasin në recesion.

Javën e kaluar, tregjet financiare lanë të kuptohet se ky shtet mund të përballet me recesion, transmeton Express.

“Nuk mendoj se do të kemi recesion. Jemi duke ecur në mënyrë të mrekullueshme, klientët tanë janë të pasur, unë kam ofruar shkurtim të madh të taksave dhe kjo na është kthyer me shumë të holla”, tha Trump.

“Shumica e ekonomistëve thonë se ne nuk do të kemi recesion, por pjesa tjetër e botës nuk është duke ecur aq mirë sa ne”, shtoi presidenti amerikan.

Të mërkurën e javës së kaluar, tregjet e Shteteve të Bashkuara shënuan rënie për 3 për qind, ndonëse më parë ishin shënuar disa përmirësime, shkruan “BBC”