
Si po përhapet ndalimi i burkës në Evropën Perëndimore?
Është bërë gati një vit qëkur Boris Johnson, kryeministri i ri i Britanisë, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj burkës. Në një shkrim në Daily Telegraph, Johnson tha se gratë myslimane që mbulojnë të gjithë trupin dhe kokën e tyre duken sikur “kuti postare” dhe “grabitëse të bankave”. Sipas tij, ata persona që zgjedhin ta veshin në publik burkën janë “qesharakë”.
Disa ligjvënës në Holandë duket se pajtohen plotësisht me këtë qëndrim. Javën e kaluar Holanda u bë shteti i pesëmbëdhjetë evropian që implementon një lloj ligji kundër mbulimit të fytyrës në publik. Disa vende kanë ligje që ndalojnë mbulimin në të gjitha vendet publike; disa të tjerë kanë ligje të njëjta por që vlejnë vetëm në rajone të caktuara, qytete apo lokacione të limituara publike siç janë shkollat, transporti publik apo ndërtesat qeveritare.
Derisa ligji holandez do të ketë pak ndikim praktik, shumë zyrtarë qeveritarë kanë thënë se nuk do e zbatojnë, ai do ketë ndikim simbolik gjithsesi.
Mbrojtësit e ligjeve kundër burkës ofrojnë tre argumente për këto ligje. Disa, si për shembull Paul Nuttall, që është ish-lideri i paritë UKIP në Britani, thonë se mbulimet e fytyrës janë një rrezik për sigurinë pasi që e bëjnë më të vështirë për policinë që të identifikojë kriminelët. Disa të tjerë thonë se shprehja publike e besimeve religjioze janë në kundërshtimin me sekularizmin, duke përshirë edhe kryqëzimin e krishterëve dhe kapelat çifute, dhe thonë se ato duhet të veshën vetëm në vende private.
Dhe e fundit, disa thonë se burka është mjet i shtypjes mashkullore, dhe se ndalimi me ligj i këtyre veshjeve promovon barazinë gjinore(megjithëse kjo është kundër liberalizmit).
Shumë njerëz që binden nga këto argumente, heqin dorë nga ky besim për shkak të anës në të cilën ata duhet të qëndrojnë. Para kalimit të ligjit, ndalimi i burkës në Holandë ishte promovuar nga Geert Uilders, lideri i Prtisë për Liri që qëndron kundër emigracionit. Ai ka krahasuar librin e shenjtë mysliman me librin “Mein Kampf”. Ligji në Danimarkë ishte vënë në vitin 2018 pas ngritjes së Partisë Popullore Daneze, një subjekt anti-emigrant popullist. Në Austri, ku raportohet se janë vetëm 150 gra gjithsej që veshin burkën, një ligj i njëjtë kaloi në vitin 2017 me mbështetjen e Partisë së Lirisë që i takon së djathtës ekstreme. Ata përshkruajnë Islamin si hapin e parë në një luftë kundër Islamit politik.
Gjithsesi ka shenja që armiqësia e qytetarëve europianë kundër burkës mund të jetë duke u zbehur. Në vitin 2016 YouGov, një kompani e sondazheve, gjeti se 62% e gjermanëve mbështesin një ligj kundër burkës: që nga atëherë numri ka rënë në 54%. Në Britani të Madhe, mbështetja për një ligj të tillë gjatë kësaj kohe ka rënë nga 57% në 48%. Verën e kaluar qindra danezë, duke përfshirë edhe shumë jomyslimanë, protestuan në rrugët e Kopenhagës kundër ndalimit të ligjit. Edhe Boris Johnson, i cili së fundi tha që Islami ka lënë botën myslimane me “shekuj prapa perëndimit”, e pranoi në intervistën me Daily Telegraph se ndalesa e mbulesës nuk është zgjidhja./Gazeta Express/