Zjarri kaplon një studio për vizatim, 24 të vdekur (VIDEO)

Zjarri kaplon një studio për vizatim, 24 të vdekur (VIDEO)

Bota July 18, 2019 - 13:52
Lexoni më shumë detaje

Numri i viktimave në zjarrvënien e dyshuar në një studio të animacionit Kyoto në Uziya të Japonisë, është rritur në 24 dhe zjarri ende nuk është shuar.

Numri i viktimave po rritet orë pas ore dhe zjarrfiksat thonë se ende po gjejnë trupa gjatë kërkimeve në ndërtesën e shkatërruar, raporton AFP, transmeton zeri.info.

Sipas Satoshi Fudzhizara, i Shërbimit të Zjarrfikjes së Kiotos, të paktën 35 vetë u plagosën dhe dhjetë prej tyre janë në gjendje kritike.

Është e frikshme se njëzet persona janë bllokuar në ndërtesën tre-katëshe.

I dyshuari u plagos dhe u shtrua në spital. Policia ka nisur një hetim kundër të dyshuarit për vendosjen e zjarrit. Ai dyshohet se ka hyrë në objekt dhe ka hedhur lëngje të paidentifikuara, të cilat më pas janë ndezur, njoftoi AP.

Në atë kohë kishte më shumë se 70 vetë në ndërtesë./Zeri