Po përdorte telefonin duke e karikuar, 21 vjeçarin e mbyt rryma

Po përdorte telefonin duke e karikuar, 21 vjeçarin e mbyt rryma

Bota korrik 16, 2019 - 09:01
Lexo Detajet

Një 21-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga vëllai i tij më i madh, pasi e zuri korrenti ndërsa flinte pranë celularit në karikim. Aron Yotyoi, u zbulua me smartfonin të lidhur pas prizës natën e kaluar në Chonburi, Tajlanda lindore.

Sipas raportimeve, viktima kishte gjak rreth zonës së belit si dhe shenja djegie në fytyë dhe krahë. Ndërkohë, raportohet gjithashtu se i riu kishte vënë edhe kufjet ndërsa priza e karikuesit ishte vënë në një zgjatues.

Vëllai i madh i Aron, Weerayot Duanglaithong, tha se e mori vesh se çfarë kishte ndodhur pasi u fut nga dritarja sepse dera e dhomës kishte qenë e mbyllur.

Familjarët kishin nisur të shqetësoheshin pasi 21-vjeçari nuk kishte zbritur për të ngrënë darkë. Weerayot, tha se shtangu kur pa trupin e të vëllait edhe më pas njoftoi të gjithë familjarët e tjerë para se të thërriste policinë.

Kjo është hera e dytë që një person vdes si pasojë e shokut elektrik të përcjellë nga celulari. Disa muaj të njëjtin fat pati një i ri në Indi.

Sipas ekpsretëve, e mira është që të mos e përdorni celularin ose kufjet ndërkohë që e keni vënë të karikohet, sidomos nëse po përdorni një ngarkues të lirë.