Trump kërcënon sërish Iranin

Trump kërcënon sërish Iranin

Bota June 25, 2019 - 19:03
Lexoni detajet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka kërcënuar të martën shtetin e Iranit me sulme, nëse ky vend kryen ndonjë sulm ndaj forcave të Shteteve të Bashkuara. Deklarata e tij erdhi pasi Irani tha se sanksionet e vendosura nga ShBA-ja i kanë mbyllur të gjitha rrugët diplomatike.

“Deklarata shumë injorante dhe fyese e Iranit, e cila u publikua sot, vetëm dëshmon që ata nuk e kuptojnë realitetin. Secili sulm amerikan në gjithçka që është amerikane do të hasë në forcë të jashtëzakonshme. Në disa zona, kjo nënkupton zhdukje”, shkroi Trump në Twitter.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë goditur me sanksione disa zyrtarë të lartë të Iranit, përfshirë liderin suprem, Ayatollah Ali Khamenei, ndërsa më vonë pritet të hyjnë në fuqi edhe sanksionet kundër ministrit të jashtëm Iranian, Javad Zarif.

Tensionet mes dy shteteve armike eskaluan muajin e kaluar, kur Uashingtoni e fajësoi Tehranin për sulmet ndaj anijeve që po transportonin naftë dhe se ky shtet e ka rrëzuar një dron amerikan që kushton 180 milionë dollarë.

Presidenti amerikan tha se e ka anuluar një sulm kundër Iranit javën e kaluar. Sipas tij, sulmi ishte përgatitur si hakmarrje për rrëzimin e dronit amerikan nga forcat iraniane. Ai tha se e anuloi sulmin për shkak se nga ai do të vdisnin shumë njerëz, shkruan “Reuters”,.