‘Mbreti i kokainës së Milanos’ arratiset nga burgu

‘Mbreti i kokainës së Milanos’ arratiset nga burgu

Bota qershor 25, 2019 - 11:38
Detajet

Një mafioz i drogës italiane, i cili është i njohur edhe si ‘mbreti i kokainës së Milanos’ u arratis nga burgu. Ai po qëndronte në burg në shtetin e Uruguait, ku edhe u arrestua e më pas pritej të ekstradohej për në Itali. Njoftimin për media e dha ministri i brendshëm së Uruguait.

Rocco Morabito, 52 vjeçar, ka qenë i burgosur në Amerikën Latine që nga viti 2017 dhe ishte lideri i grupit më të fuqishëm kriminal italian, Ndraghet, i cili është prezent më së shumti në Kalabri. Morabito konsiderohet si një nga importuesit më të mëdhenj të kokainës Evropiane nga Amerika Jugore.

Ministri i brendshëm i Uruguait, në një deklaratë tha se Morabito dhe tre të tjerë janë arratisur gjatë natës përmes çatisë së burgut në qytetin Montevideo, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Morabito ka qenë në arrati për më shumë se dy dekada dhe i dënuar për lidhje me mafian dhe trafikim droge, gjithashtu edhe disa krime të tjera.

“Është shqetësues dhe serioz lajmi se Rocco Morabito, shefi i ‘Ndrangheta’, arriti të arratiset nga qelia e tij në Uruguai ndërkohë që pritej të ekstradohej në Itali” tha Mateo Salvini, ministri i brendshëm i Italisë.

“I bëj dy zotime, i pari: ta ndriçojmë rastin e arratisjes, duke kërkuar informacione nga qeveria e Uruguait, dhe së dyti: do të vazhdojmë gjuetinë ndaj Morabitos, kudo që është dhe do ta gjuajmë në burg, për shkak se e meriton” shtoi ai.