Vritet presidenti i Amhras në Etiopi gjatë përpjekjeve për grushtshtet

Vritet presidenti i Amhras në Etiopi gjatë përpjekjeve për grushtshtet

Bota June 23, 2019 - 10:14
Lexoni detajet

Kreu i shtetit të Amharas të Etiopisë dhe këshilltari i tij u vranë gjatë një përpjekjeje grushtshteti në shtetin e tyre, njoftuan mediat shtetërore të dielën.

Ambachew Mekonnen dhe këshilltari i tij Ezez Wasie u sulmuan në zyrat e tyre të shtunën, njoftoi media shtetërore, pa thënë kush ishte përgjegjës.

Më herët, kryeministri i Etiopisë , Abiy Ahmed, njoftoi se shefi i shtabit të ushtrisë së vendit u qëllua gjithashtu ndërsa përpiqej të pengonte përpjekjen e grushtshtetit në Amhara, një shtet federal në veri të kryeqytetit Addis Abeba.

Duke folur në televizionin shtetëror vonë të shtunën, kryeministri Abiy Ahmed, i beshur me unifromë ushtarake, tha se gjenerali Seare Mekonnen ishte një nga disa viktima.