Zëvendëskomandanti iranian: Ushtria amerikane e tanishme, më e dobëta në histori

Zëvendëskomandanti iranian: Ushtria amerikane e tanishme, më e dobëta në histori

Bota May 26, 2019 - 19:42
Lexo Detajet

Një zëvendëskomandant i Iranit ka reaguar kundër prezencës së madhe të ushtrisë amerikane në Lindje të Mesme. Ai ka thënë se nuk frikësohet pasi që ushtria amerikane e tanishme është më e dobëta në histori.

Edhe pse presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka rritur sanksionet ekonomike ndaj shtetit persik dhe ka shtuar prezencën ushtarake në rajon, zëvendës komandanti tha për agjencinë e lajmeve Fars se ushtria amerikane është në një pikë të ulët.

Të dielën ministri i punëve të jashtme të Iranit, Mohammed Javad Zarif tha që vendi i tij do e mbrojë veten ndaj çdo agresioni ushtarak apo ekonomik dhe ka kërkuar nga shtetet europiane që të bëjnë më shumë që të rruhet marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015.

Zyrtarët e Pentagonit kanë fajësuar publikisht Iranin edhe për një sulm me bomba afër Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një sulm me raketa në Irak.

SHBA do dërgojë edhe qindra trupa tjerë në Lindje të Mesme në javët që vijnë. Zyrtarët amerikanë thonë që iranianët po planifikojnë sulme ndaj pikave të interesit amerikan në zonë.