Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në PE

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në PE

Bota May 26, 2019 - 18:34
Lexo Detajet

Zgjedhjet për Parlamentin e BE, të përkufizuara si vendimtare për fatin e ardhshëm të BE, përfunduan me votimin të dielën (26.05) në Gjermani.

Votimet në vende të ndryshme kanë nisur që nga 23.05. Në Gjermani partitë në koalicionin qeverisës sipas përllogaritjeve paraprake kanë pësuar humbje të ndjeshme votash.

Partia që ka fituar më shumë elektorat duke u renditur e dyta deri tani pas CDU/CSU-së është ajo ekologjiste “Të Gjelbërit”.

Ja renditja aktuale e rezultateve pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 18:00:

CDU/CSU (Unioni kristiandemokrat/kristiansocial) 28,0%,

Të Gjelbërit (partia ekologjiste)22,0 %,

SPD (Partia Socialdemokrate) 15,5 %,

AfD (Alternativa për Gjermaninë) 10,5 %,

E Majta 5,5 %,

FDP (Partia Liberal-Demokrate) 5,5 %,

Të tjerat 13,0 %.