Edhe një shpërthim në Shri Lankë gjatë bastisjeve të policisë

Edhe një shpërthim në Shri Lankë gjatë bastisjeve të policisë

Bota April 26, 2019 - 17:14
Lexoni detajet

Shpërthimi ka ndodhur pasi policia ka hapur zjarr ndaj një grupi njerëzish gjatë një bastisjeje për terroristët e dyshuar.

“Të shtënat shpërthyen midis forcave të sigurisë dhe një grupi njerëzish në lindje të vendit gjatë një operacioni të kërkimit dhe kordonit në lidhje me sulmet e së dielës së Pashkëve”, tha Policia.

Zëdhënësi i Policisë në Shri Lankë tha se ka pasur një shpërthim atëherë kur ushtarët kanë shkuar për të hetuar.

Më shumë se 250 persona kanë mbetur të vdekur nga shpërthimet vetëvrasëse në Shri Lankë.

Policia ka kryer bastisje anë e mbanë vendit për të gjetur më shumë hollësi rreth autorëve derisa ISIS e ka marrë përgjegjësinë.