Parlamenti Evropian me rregulla të reja për vizat Shengen, rritet çmimi i shpenzimeve

Parlamenti Evropian me rregulla të reja për vizat Shengen, rritet çmimi i shpenzimeve

Bota April 18, 2019 - 21:14
Lajmet e fundit nga vendi dhe bota!

Parlamenti Evropian ka miratuar një propozim nga Komisioni i BE-së për të ndryshuar politikën e vizave Shengen, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve të vizave, shkruan ‘Schengen Visa Info’.

Këto ndryshime janë bërë për të lehtësuar udhëtimin në Zonën Shengen për turizëm, tregti dhe biznes, po ashtu për të lehtësuar për të kontribuar në sigurinë e brendshme.

Nëse Këshilli e miraton ndryshimin e Kodit të Vizave në BE brenda dy muajve të ardhshëm deri në fund të vitit të gjithë aplikantët do të duhen të paguajnë një tarifë prej 80 euro në vend të 60 eurove siç ishte.

Komisioneri i BE-së për Çështja të Brendshme, Migracion dhe Shtetësi, Dimitris Avaramopulos përshëndeti këtë veprim, duke vlerësuar se rregullat e reja do të ndihmojnë në përmirësimin e standardeve të sigurisë së BE-së.

“Rregullat e reja do të lehtësojnë turizmin, tregtinë dhe biznesin duke rritur standardet tona të sigurisë për të zbuluar ata që paraqesin kërcenim ose që nuk kanë të drejtë të hyjnë në BE. Ato gjithashtu do të ndihmojnë në përmirësimin e bashkëpunimit me vendet jo anëtare të BE-së për kthimin dhe ripranimin e emigranteve të parregullt.”, tha Avramopoulos.

62 shtete nuk kanë nevojë për vizën për të vizituar BE-në. Kosova dhe Turqia janë në mesin e vendeve që janë në procesin e arritjes se një marrëveshjeje për liberalizim e vizave me BE-në.