Polici turk plagos vetën dhe kolegun në aeroport

Polici turk plagos vetën dhe kolegun në aeroport

Bota March 26, 2019 - 19:29
Lexo tjera detaje

Një zyrtarë policorë është raportuar se ka gjuajtur me armë një kolegë të tij, dhe pastaj ka gjuajtur veten pas një debate në aeroportin Turk.

Mediat turke kanë raportuar se polici e ka gjuajtur kolegun e tij në aeroportin Kayseri, në Turqinë qendrore, dhe pastaj e ka drejtuar armën drejt vetes.

Dy policët u lënduan gjatë gjuajtjes të martën në pjesën e daljes së terminalit të aeroportit.

Agjencitë e lajmeve turke kanë raportuar se të dy janë dërguar në spital. Këto media raportojnë se incidenti ka ndodhur pasi që të dy ishin duke debatuar me zë të lartë, por ende nuk dihet motivet që i shtyu ata në një debat të tillë.

Njëri nga ta e gjuajti me armë tjetrin, dhe pastaj tentoi që ta vrasë veten, por dështoi duke mbetur i plagosur.

Të shtënat e armëve janë raportuar në 16:20 sipas orës lokale, raporton gazeta turke Hurriyet.

Raportet nga mediat turke bëjnë të ditur se është krijuar një panik i madh nga pasagjerët e aeroportit të cilët ishin duke dalë nga terminali. Policia ka marrë masa shtesë në mënyrë që të mos ketë incidente të tilla në të ardhmen.

Raportohet se personat e lënduar janë Eyup B., i cili edhe kishte gjuajtur kolegun tjetër Ali.A.

Detaje e debatit ende janë të panjohura, raporton DailyMail, transmeton Gazeta Express.