Të paktën 79 të vdekur nga fundosja e varkës në Irak

Të paktën 79 të vdekur nga fundosja e varkës në Irak

Bota March 21, 2019 - 22:58
Lexo Detajet

Të paktën 79 persona kanë vdekur në lumin Tigris të Iraku pasi një varkë e mbingarkuar u fundos.

Kreu i mbrojtjes civile në provincën Ninive, Hussam Khalil, tha se operacionet e kërkim shpëtim janë duke vazhduar

Sipas Reuters, ai tha se shumë prej të vdekurve ishin gra dhe fëmijë.

“Ajo anije normalisht mund të mbajë 50 njerëz. Por në këtë anije ishin 250 persona përpara incidentit”, tha Khalil.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, gjeneral major Saad Maan, njoftoi se ekipet e emergjencës arritën të shpëtojnë 55 persona.

“Anija u mbyt për shkak se kishte shumë pasagjerë në bord, më shumë se 100”, tha një zyrtar i sigurisë në Mosul.