Fruthi gjunjëzon Ukrainën, 11 viktima dhe 30 mijë të infektuar

Fruthi gjunjëzon Ukrainën, 11 viktima dhe 30 mijë të infektuar

Bota March 19, 2019 - 09:24
Lexoni detajet e fundit

Njëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 30,000 janë infektuar këtë vit si pasojë e shpërthimit të fruthit në Ukrainë.

“Ky konsiderohet si vendi evropian më i goditur nga sëmundja”, thanë autoritetet në Kiev të hënën.

“Viktima e fundit ishte një vajzë nëntë vjeçe, e cila vdiq nga komplikimet të shtunën”, tha ministria e shëndetësisë.

Rreth 30,500 njerëz, duke përfshirë 17,000 fëmijë, janë infektuar këtë vit, përcjell gsh.

Autoritetet thanë se mungesat e vaksinës në vitet e mëparshme dhe ndjenja negative kundër vaksinimit, shpesh e shtyrë nga fushatat online , që përhapën informacione të rreme në lidhje me rreziqet e supozuara, ishin arsyet kryesore të shpërthimit në masë të fruthit.