Presidenti i Afrikës së Jugut ngec në tren

Presidenti i Afrikës së Jugut ngec në tren

Bota March 18, 2019 - 15:57
Lexoni detajet

Presidenti i Afrikës Jugore, Cyril Ramaphosa, mund të kishte shpresuar se duke iu bashkuar qytetarëve në udhëtimin e mëngjesit do të mund të etiketohej si njeri i popullit, para zgjedhjeve që do të mbahen në muajin maj.

Megjithatë, ai dhe pasagjerët tjerë ngecën në tren për katër orë në një udhëtim që do duhej të zgjaste vetëm 45 minuta.

“Është e papranueshme”, tha presidenti Ramaphosa pas arritjes së trenit në destinacion.

Ai tha se Agjencia e Hekurudhave të Pasagjerëve të Afrikës së Jugut duhet të veprojë që ta përmirësojë këtë situatë.

Vonesat e trenit janë një frustrim ditor i miliona pasagjerëve të Afrikës së Jugut dhe madje disa kanë humbur punën për shkak të vonesave të trenit, thotë Milton Nkosi.

Vonesa në trenin që ishte presidenti ishte shkaktuar nga një tren tjetër, shoferi i të cilit e kishte ndalur trenin pasi ishte goditur me një gur, thotë një zyrtar i hekurudhave.

Ai gjithashtu i fajësoi edhe sulmet e vazhdueshme që i bëhen infrastrukturës së hekurudhave nga bandat, shkruan “BBC”./ Express.