Hong Kongu përballet me kaos pas përplasjes së trenave

Hong Kongu përballet me kaos pas përplasjes së trenave

Bota March 18, 2019 - 13:17
Lexoni detajet

Shërbimi i pasagjerëve në rrjetin e trenave që përdoret nga 6 milionë njerëz gjatë orëve të pikut është ndalur pas përplasjes së dy trenave në Hong Kong.

Një përplasje e rrallë në rrjetin e trenave në Hong-Kong, i cili përdoret nga 6 milionë njerëz në javë, bëri që shërbimi të ndërpritet gjatë ditës së hënë në stacionin qendror, thotë Lau Tin-shing, drejtor i Korporatës së Shërbimit të Trenave.

“Riparimi do ta marrë një kohë mjaftë të gjatë dhe shërbimi nuk do të jetë i mundur për tërë ditën”, thotë Lau-Tin-shing.

Një hetim për aksidentit ka filluar, ndonëse trenat nuk kanë pasur pasagjerë gjatë kohës së përplasjes gjatë një udhëtimi testues të sistemit të ri të sinjalizimeve.

Operatori i rrjetit ka njoftuar se shoferët e të dy trenave janë dërguar në spital, duke kërkuar nga pasagjerët të përdorin forma tjera të udhëtimit ose rrjete tjera të trenave, shkruan “The Guardian”./ Express.