Policia: Tarrant ka vepruar i vetëm

Policia: Tarrant ka vepruar i vetëm

Bota March 17, 2019 - 10:11
Lexoni detajet e fundit

Autoritetet në Zelandën e Re thonë se personi i akuzuar për masakrën në xhami, ka vepruar i vetëm.

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç transmetoi drejtpërdrejt sulmin në Facebook. Ndërsa tre të arrestuarit e tjerë nuk besohet të jenë përfshirë, tha komisioneri i policisë Mike Bush.

Pesëdhjetë persona u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën në atë që është sulmi më i keq i Zelandës së Re.

Duke folur për gazetarët kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se takimet e kabinetit do të zhvilloheshin të hënën për të diskutuar çështjen, duke përfshirë edhe ligjin për armët, përcjell OraNews .

Lexo po ashtu:
[Të gjitha lajmet nga Sulmet në Zelandën e Re] Të gjitha lajmet nga Sulmet në Zelandën e Re

“Do të ketë ndryshime në ligjet tona të armëve”, tha ajo