Rumani, 'Vetting' priftërinjve

Rumani, 'Vetting' priftërinjve

Bota shkurt 22, 2019 - 13:30
Lajmet e fundit nga bota!

Vatikani i ka kërkuar Rumanisë të kalojë në sitë të shkuarën komuniste të priftërinjve; Në kohën kur vendin pritet ta vizitoje Papa Francesk, selia e shenjtë po përpiqet të zbulojë nëse disa klerikë kanë bashkëpunuar me shërbimin famëkeq sekret, “Securitate” gjatë kohës së regjimit të vjetër.

Vëmendja është përqendruar sidomos tek 6 priftërinj katolike.

Kërkesën e paprecedent, ia dërgoi fillimisht ambasadori papnor në Rumani Miguel Angel Buendia Këshillit Kombëtar për studimin e arkivave të “Securitates”; Dokumenti ka dalë në dritë tani, më pak se katër muaj përpara vizitës se parashikuar të Papës argjentinas në Rumani në maj.

Në kërkesën e Vatikanit thuhet se Selia e Shenjtë ka marrë sinjale për një bashkëpunim të mundshme të disa klerikëve katolike nga Dioqeza e Iashit me sigurimit e shtetit në periudhën kur regjimi komunist ishte drejt fundit.

Aty theksohet se disa prej gjashtë priftërinjve te dyshuar, janë aktualisht në listë pritjeje për t’u bërë peshkopë.