Nikola Gruevski dhe katër të tjerë të dyshuar për terrorizëm

Nikola Gruevski dhe katër të tjerë të dyshuar për terrorizëm

Bota shkurt 21, 2019 - 16:55
Lexoni më shumë detaje

Zyra e prokurorisë maqedonase konfirmoi se ish-kryeministri Nikola Gruevski është i dyshuar për terrorizëm dhe rrezikimin e rendit kushtetues, pasi që me disa zyrtarë të VMRO-DPMNE organizoi hyrje me dhunë në Parlament, me ç’rast me 27 prill 2017 u plagosën një duzinë njerëzish. Shkupi po e përfundon kërkesën për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria, raporton Sputnik, transmeton zeri.info

Gruevski, ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, ish-ministrt Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski dhe ish-kreu i shërbimit sekret Nikola Boshkovski janë të dyshuar për “kërcënimin terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Kreu për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskovska tha se “N. G. si lider i partisë politike përmes mediave u bëri thirrje qytetarëve për të protestuar dhe për të realizuar këtë plan duke vënë në veprim tërë partinë”.

Akuza të reja kundër Gruevski do të përfshihen në një kërkesë për ekstradim nga Hungaria, ku ai kishte ikur disa ditë para vuante një dënim me dy vjet burg për shkak të parregullsive gjatë blerjes të një veture “Mercedes” për Qeverinë me vlerë 600.000 euro./Zeri