Zyrtare: FBI diskutoi për heqjen e Trumpit si president të ShBA-së

Bota February 14, 2019 - 18:20
Lexo detajet!

Ish ushtruesi i drejtorit të FBI tha që ka pasur takime për të diskutuar heqjen e presidentin nën amendamentin e 25, dhe madje që këto diskutime ishin serioze. 

Andrew McCabe, që shkurtimisht drejtoi FBI-në pasi Trumpi pushoi James Comeyin si drejtor të byrosë, i tha emisionit 60 minuta se kishte takime në departamentin e drejtësisë në ditët pasuese për ta diskutuar mundësinë e shkarkimit të Trumpit me amendamentin e 25.

Amandamenti i 25 i lejon zëvendëspresidentit dhe shumicës së kabinetit që t’ia heqin pushtetin presidentit nëse mendojnë se ai është i paaftë për t’i kryer detyrat.

McCabe është i pari zyrtar, përcjell Periskopi, që ka konfirmuar diçka të tillë për të cilën ka raportuar më parë The New York Times.

Çështja madje ishte aq serioze sa në të u përfshinë edhe avokatët e FBI për ta diskutuar atë.

Duke iu përgjigjur pretendimeve në Twitter, Trump cicëroi: “McCabe është një turp për FBI-në dhe një turp për vendin tonë. Bëje Amerikën Të Madhe Përsëri!”, shkruan The Guardian. /Periskopi