Dorëzohen më shumë se 200 luftëtarë të ISIS-it

Bota February 14, 2019 - 11:17
Lexoni më shumë detaje

Luftëtarët nga grupi Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit - ISIS, duke përfshirë shumë të huaj, u dorëzuan tek forcat arabo-kurde në lindje të Sirisë, duke i çuar këto forca në vendosjen e kontrollit të plotë mbi zonat e fundit në duart e ISIS-it, thanë aktivistët kurdë dhe një zyrtar.

Zyrtari i Forcave Demokratike të Sirisë – SDF, Ciyager Amed konfirmoi se një numër i madh i luftëtarëve të ISIS nga Baghouz u dorëzuan.

Sipas tij, në mesin e atyre që kanë mbetur për të luftuar shumica prej tyre janë irakianë dhe të huaj, dhe se në një zonë të vogël të kontrolluar nga ISIS ka ende civilë, por që gratë dhe fëmijët po largohen vazhdimisht nga enklava, transmeton Zeri.info.

Marrja e Baghuzas dhe rrethinat e saj do të shënonte fundin e një fushate globale katastrofike katërvjeçare kundër ISIS-it.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se organizata terroriste  u mposht dhe njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Organizatat e Observatorit të të Drejtave të Njeriut të Sirisë dhe Deir Ezzor 24 kanë raportuar se janë dorëzuar më shumë se 200 luftëtarë të ISIS, duke përfshirë shumë të huaj./Zeri