Presidenti rus Putin mbërrin në Beograd

Bota January 17, 2019 - 13:55
Lexoni më shumë detaje

Aeroplani presidencial rus Ilyushin 96-300, në të cilën gjendet kreu i shtetit rus Vladimir Putin, aterroi sot në aeroportin e Beogradit në orën 13:10, raportojnë mediet serbe, transmeton zeri.info

 Presidenti Aleksandër Vuçiq e mirëpriti atë në pistën e aeroportit të Beogradit, së bashku me ambasadorin rus në Beograd Alexander Chepurin. Ky është takimi i tretë i Vuçiçit dhe Putinit brenda 9 muajve.

Pas aterrimit, në avion hyri ambasadori Chepurin, dhe prej tij menjëherë doli presidenti Putin i cili i buzëqeshur u përshëndet me Vuçiqin, dhe pastaj hyri në automobilin e tij të blinduar!

 Kolona presidenciale ka lënë pistën e aeroportit të Beogradit dhe u drejtuan drejt varrezave të çlirimtarëve të Beogradit, ku të dy presidentët do të bëjnë homazhe dhe vendosin kurora. Aeroplani rus presidencial fluturoi nga kufiri serb me Hungarinë në përcjellje të tre avionëve serb “Mig 29”.

Putin në aeroport u prit me pritje tradicionale serbe me bukë dhe kripë, nën masat e sigurisë shumë të forta, në çatinë e ndërtesës së aeroportit ishin vendosur snajperistët, dhe përgjatë pistës njësitë speciale anti-terroriste./Zeri