Rusia thyen embargon e 2013-ës – Heq taksat e importit për produktet moldave

Bota January 07, 2019 - 17:36
Lexo Detajet

Rusia ka hequr taksat e importit për një numër mallrash që vijnë nga Moldavia. Nga 1 janari, prodhuesit moldavë tashmë kanë nisur të eksportojnë fruta, perime dhe verë në Rusi. Ishte presidenti moldav, Ignon Dodon, ai që njoftoi vendimi, duke pretenduar se ndëryrja e tij personale me homologun e tij rus, Vladimir Putin, kishte çuar në heqjen e tarifave nga Rusia.

“Kjo do të kontribuojë në një rritje të konsiderueshme të eksporteve në tregun rus. Do të krijojë vende pune dhe të ardhurat në buxhetin e shtetit do të rriten”, deklaroi Dodon.

Moldavia eksportoi 67% të totalit të mallrave të saj në Bashkimin Europian në gjysmën e parë të vitit 2018 dhe 16.3% ndaj shteteve të tjera, duke përfshirë Rusinë, shkruan Scan.

Bilanci i eksporteve kaloi drejt BE-së pasi Rusia vendosi një embargo ndaj produkteve të tilla si vera, frutave dhe perimeve moldave në vitin 2013.