Kurz: Britanikët mund të kthehen në BE

Kurz: Britanikët mund të kthehen në BE

Bota dhjetor 13, 2018 - 12:46

Kancelari austriak Sebastian Kurz vuri në dukje se, duke pasur parasysh spekulimet për mbajtjen e një referendumi të ri në Britani të Madhe, britanikët janë të mirëpritur nëse duan të qëndrojnë në BE, transmeton zeri.info.

Kancelari austriak tha në një intervistë me televizionin "Oe24" se kjo do të ishte një fitim i madh.

Duke theksuar se dera ishte e hapur për britanikët pas referendumit, ai thekson se aktualisht nuk është kjo në pyetje, por parandalimi i Brexitit “të vështirë”.

Kurz thotë se nuk ka rinegociim të marrëveshjes Brexit, por është e mundur që BE-ja t’i dal ballë britanikëve në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme me BE-në./Zeri