Trump: Nuk do të ketë më asnjë pjesëtar të ISIS-it brenda një muaji

Bota December 12, 2018 - 10:53
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se vendi i tij ka zhvilluar një luftë shumë të suksesshme kundër ISIS-it (DAESH) dhe se brenda një afati njëmujor nuk do të mbetet asnjë anëtar i kësaj organizate terroriste, transmeton Anadolu Agency.

"Ne kemi bërë një punë shumë të madhe kundër DEASH-it. Në atë rajon të botës numri i tyre ka mbetur shumë i vogël dhe në 30 ditët e ardhshme nuk do të mbetet asnjë (anëtar i DEASH-it)", ka thënë Trump.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë gjatë ceremonisë së nënshkrimit të ligjit i cili parashikon mbrojtjen dhe mështetjen e minoriteteve në Irak dhe Siri, Trump dha deklarata që tërheqin vëmendjen në lidhje me DEASH-in.

Trump ka tërhequr vëmendje me deklaratën e tij të re ndërkohë që nga elementë të ndryshëm të qeverisë amerikane vijnë deklarata të ndryshme në lidhje me çështjen e lutës kundër DEASH-it dhe numrin e anëtarëve të kësaj organizate që kanë mbetur në Siri.

"Organizata terroriste DEASH ka bërë punë shumë të këqija kundër atyre që jetojnë në këtë rajon", tha Trump për të shtuar se "SHBA-të që në fillim kanë zhvilluar një luftë të vendosur kundër kësaj organizate".

Ai tha se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë pakicat fetare dhe etnike që DEASH i ka dëmtuar. Trump në praninë e kamerave nënshkroi ligjin në fjalë.