Shërbimi sekret rus është i përfshirë në protestat në Francë

Bota December 11, 2018 - 10:03
Në Paris

Shërbimet speciale ruse mund të jenë përfshirë në organizimin e protestave antiqeveritare në Francë, sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SHSU).

Elementet radikale në Francë janë nën udhëheqjen e pjesëtarëve të FSB-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë (GRU), pretendon SBU-ja, transmeton Zëri.info

Si dëshmi të këtyre akuzave kundër Rusisë Departamenti i Ukrainës publikoi një fotografi në Paris, në të cilën shihen dy burra në xhaketa të verdha që mbajnë flamurin e republikës së vetëshpallur Donetsk.

“Kufijtë ndërkombëtarë nuk janë pengesë për agresionin hibrid të Rusisë. Metodat e pista të Kremlinit shkatërrojnë stabilitetin evropian, pasi ata shohin një kërcënim ndaj tyre”, tha presidenti i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës, Vasilij Gricak.

Përveç kësaj, deklarata thekson se shërbimet speciale ruse, që prapa demonstruesve paqësorë organizojnë trazira dhe dhunë në Francë, dyshohet se po përgatisin provokimeve të ngjashme në Belgjikë, në Gjermani, në Spanjë, në Bullgari dhe në vendet e tjera të Evropës./Zëri/