Në krye të Gjeorgjisë për herë të parë një grua

Bota November 29, 2018 - 19:14
Lajmet e fundit nga bota

Zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji janë fituar nga Salome Zurabishvili, duke u bërë e para femër në këtë vend që do të udhëheqë zyrën e të parit të shtetit.

Ish-diplomatja ka siguruar 59% të tyre, ndërsa rivali i saj, Grigol Vashadze, 40%, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Tbilisi.

Presidentja e re është mbështetur nga partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, ndërsa Vashadze ka qenë kandidat i opozitës së bashkuar.

Zurabishvili, 66 vjeçe, ka lindur në Francë, pasi prindërit e saj kanë ikur nga Gjeorgjia në vitin 1921, pas aneksimit të saj nga forcat sovjetike.

Në fjalën e saj ajo ka thënë se favorizon balancimin e marrëdhënieve të Gjeorgjisë me Rusinë dhe Perëndimin.