Tetë të vdekur në SHBA nga stuhia e fuqishme e borës

Tetë të vdekur në SHBA nga stuhia e fuqishme e borës

Bota nëntor 16, 2018 - 16:43
Lexo tjera detaje

Një stuhi i fuqishme bore ka goditur pjesën verilindor të SHBA-ve të premten në mëngjes, ku të paktën tetë persona kanë humbur jetën.

Një përzierje e trazuar e shiut dhe borës që fillimisht goditi pjesën qendrore shkaktoi mbylljen e shkollave, vonesat orë të gjata për udhëtarët si dhe qindra anulime të fluturimeve.

Më shumë se 420,000 banorë ishin pa energji elektrike të premten në mëngjes, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Moti i ligë shkaktoi aksidente të shumta, në të cilat ndërruan jetë tetë persona.

Një zyrtar policor kërkoi që njerëzit të mos dalin në trafik pa pasur ndonjë nevojë të madhe.

“Nëse nuk jeni të detyruar të dilni, ju lutemi të qëndroni në shtëpi, në mënyrë që rrugët të pastrohen më lehtë. Nëse ju duhet të dilni, ju lutemi të vozisni ngadalë dhe ta llogarisni një kohë më të gjatë për të arritur në destinacionin tuaj”.