Prokurori saudit kërkon dënim me vdekje për të akuzarit në rastin Khashoggi

Prokurori saudit kërkon dënim me vdekje për të akuzarit në rastin Khashoggi

Bota nëntor 15, 2018 - 12:41

Prokurori special saudit ka kërkuar dënim me vdekje për pese nga të akuzuarit në rastin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi transmeton Zeri.info.

Ai ka bërë të ditur se 11 persona janë akuzuar nga zyra e prokurorit në lidhje me këtë rast, duke shtuar që pesë prej tyre do të përballen me ndëshkimin final me vdekje.

Raporti I prokurorit ka treguar që zëvendës shefi i inteligjencës Ahmed al-Assiri ka urdhëruar një mision për kthimin e Khashoggit në Arabinë Saudite, mision ky i ndarë në tri grupe të ndryshme dhe i përbërë prej 15 vetave.

Njëra ka qenë skuadra negociatore, njëra skuadra e inteligjencës dhe e fundit skuadra e logjistikës.

Sipas prokurorit ka qenë kreu i skuadrës negociatore që ka urdhëruar vrasjen e gazetarit.

Pas pranimit të faktit që Gazetari është vrarë në konsulatën në Stamboll janë pushuar nga puna shefi për media dhe disa zyrtarë të lart të inteligjencës saudite.

/Zëri/