SHBA, nga të shtënat me armë plagosen 10 persona

Bota September 03, 2018 - 12:29
Lexo detajet

Të paktën dhjetë vetë u plagosën gjatë të shtënave në një kompleks banimi në qytetin amerikan të San Bernardino, konfirmoi policia.

“Të paktën tre të lënduar janë në gjendje kritike”, tha Togeri Richard. Të shtënat u raportuan në policinë lokale në 10:45 në mbrëmje, dhe banorët e kompleksit thanë se dëgjuan 15 deri në 20 të shtëna, raporton CNN. Një numër i madh i ambulancave janë në vendngjarje.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me të shtënat, as nuk i njohur motivi. Asnjë armë nuk u gjet në vendin e incidentit, transmeton zeri.info.

Incidenti ndodhi vetëm një javë pasi dy persona u vranë dhe shumë njerëz u plagosën në një turnir të video-lojërave në Jacksonville. San Bernandino deri më tani ka qenë disa herë vendi i shtënave në masë. Rasti më vdekjeprurës ndodhi në dhjetor të vitit 2015 kur u raportua për të shtëna në Qendrën për Punë Sociale, ku së paku 14 vetë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën./Zeri