400 të plagosur në Rumani – përleshen me policinë

Bota August 11, 2018 - 18:51
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Më shumë se 400 vetë u plagosën gjatë një tubimi anti-qeveritar në kryeqytetin e Rumanisë, në Bukuresht, shkruan BBC.

Më shumë se 50 mijë persona morën pjesë në protestën e së premtes në Bukuresht kundër asaj që ata e përshkruan si korrupsion të ngulitur dhe paga të ulëta.

Disa oficerë policie u lënduan gjithashtu pasi disa protestues hodhën shishe dhe policia përdori gaz lotsjellës dhe kanun uji.

Një protestë e re është planifikuar për të shtunën.

Presidenti Klaus Iohannis tha se reagimi i policisë ishte “joproporcional”.

“Unë dënoj fuqimisht ndërhyrjen brutale të policisë së trazirave, fuqimisht joproporcionale ndaj veprimeve të shumicës së njerëzve”, tha ai.

Protestat u mbajtën edhe në disa qytete të tjera rumune.

Image