Pamje tmerruese: Në sulmin në Jemen, vriten së paku 50 fëmijë

Pamje tmerruese: Në sulmin në Jemen, vriten së paku 50 fëmijë

Bota gusht 10, 2018 - 11:42
Lexo detajet

Mbi 50 fëmijë kanë humbur jetën në sulmin e koalicionit të ushtrisë saudite në veri të Jemenit.

Sipas informatave më të reja, të cilat i ka raportuar CNN, duke u thirrur në deklaratën e ministrisë së shëndetësisë.

Të dhënat zyrtare thonë se janë vrarë 55 fëmijë ndërsa 77 janë plagosur, shumë prej tyre rëndë. Një predhë e ushtrisë saudite kishte goditur një autobus i cili po transportonte nxënësit e një shkolle në qytetin Dahian. Ushtria saudite e ka pranuar sulmin por ka theksuar se në autobus nuk kishte fëmijë por kryengritës, pra se bëhej fjalë për shënjestër ushtarake. Mediat e huaja që kanë qenë në vendngjarje, kanë deklaruar se kanë parë fëmijët e përgjakur në spitale. /ZERI