Saad Hariri zgjidhet kryeministër i Libanit

Saad Hariri zgjidhet kryeministër i Libanit

Bota maj 24, 2018 - 20:55
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Presidenti libanez, Michel Aoun, ka emëruar Saad Haririn si kryeministër të ri të Libanit.

Aoun ka kërkuar nga kryeministri i ri, Hariri, ta formojë qeverinë e tij të re, thuhet në një deklaratë nga zyra e presidentit libanez. Emërimi i Haririt u mbështet nga 111 anëtarë të Parlamentit të ri të Libanit.

Zgjedhjet parlamentare në Liban janë mbajtur më 6 maj. /Rel/