Bullgaria, e gatshme për anëtarësim në Schengen
Komisari Evropian për Emigrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos deklaroi se Bullgaria po mbron në mënyrë të shkëlqyer kufirin e jashtëm të BE-së me Turqinë, raporton Anadolu Agency.
Avramopulos, i cili mori pjesë në konferencën “Drejtësi dhe rend i brendshëm BE-SHBA” të mbajtur në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, u takua me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe ministrin e Punëve të Brendshme Valentin Radev.
Në një deklaratë për media pas takimit me kryeministrin Borisov, Avramopulos tha se Bullgaria është e suksesshme në Presidencën e Këshillit të BE-së, e cila është duke përfunduar. "Bullgaria, e cila po mbron në mënyrë të shkëlqyer kufirin e jashtëm të BE-së me Turqinë, është e gatshme për anëtarësim në Schengen”, thotë ai.
Gjatë takimit Avramopulos-Borisov është diskutuar mbi reformat në legjislacionin në lidhje me emigrimin në mjedisin e BE-së si dhe për luftën kundër terrorizmit dhe krimeve virtuale.
Ministri i Brendshëm bullgar, Radev njoftoi se gjatë takimit me Avramopulos kanë biseduar për krimin e organizuar në mes të BE-së dhe SHBA-ve si dhe për avancimin e dialogut për çështjet e sigurisë së brendshme dhe luftës kundër terrorizmit.