SHBA paralajmëron kundër saksioneve të mëdha me ushtrinë ruse

SHBA paralajmëron kundër saksioneve të mëdha me ushtrinë ruse

Bota shkurt 22, 2018 - 12:44

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan qeveritë në gjithë botën se mund të përballen me sanksione për çdo "transaksion të madh" që bëjnë me ushtrinë e Rusisë.

Paralajmërimi vjen pasi Departamenti amerikan i Shtetit tha se kërcënimet për sanksione mbi industrinë ruse të mbrojtjes i kanë kushtuar Moskës rreth 3 miliardë dollarë humbje në shitjet ushtarake.

Zyrtarët amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti, konfirmuan se Turqia, e cila po negocion blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia, është njëri nga vendet që është paralajmëruar.

Turqia tha se është duke shikuar për sisteme alternative që do t’i blente nga aleatët e NATO-s.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia nuk është e brengosur për sanksionet amerikane që dëmtojnë shitjet e mbrojtjes.

Uashingtoni po ndëshkon Rusinë për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016./REL