Një stuhi dimri godet Kaliforninë, dy të vdekur
Bota
January 09, 2018 - 19:24
Stuhia dimërore goditi sot Kaliforninë e Jugut duke sjellë shi rekord në shtetin amerikan, ku humbën jetën dy vetë.
Trupat e pajetë u gjetën gjatë operacioneve të shpëtimit në vendbanimin Montesito, në veriperëndim të Los Anxhelosit, tha zyrtari nga shërbimi i zjarrfikësve Dave Zaniboni.