Londër: Zjarr i madh në Safari park, mbyten 13 majmunë

Bota January 02, 2018 - 15:44

Në zjarrin që shpërtheu këtë mëngjes në "Voburn Safari Park", 80 kilometra në veri të Londrës, u mbytën 13 majmunë, raporton zeri.info

Zjarri përfshiu shtëpizat ku ishin majmunët, dhe pavarësisht nga fakti që zjarrfikësit dhe punonjësit e kopshtit zoologjik  u përpoqën t'i shpëtonin, 13 kafshë nuk mbijetuan.

Sipas të dhënave të para, kafshët e tjera në këtë park, elefantët, luanët dhe zebrat, nuk janë lënduar. Ende nuk është konfirmuar arsyeja për zjarrin./Zeri