Arrestohen dhe dërgohen në paraburgim tetë ministra katalanas, pas shpalljes së pavarësisë
Tetë ministra të shkarkuar katalanas janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim nga një gjykatës spanjoll i Gjykatës së Lartë lidhur me shtyrjen e rajonit për pavarësi.
Prokurorët kanë kërkuar nga gjykatësi që të ndalojë tetë nga nëntë ish-anëtarët e qeverisë që u paraqitën për t'u marrë në pyetje në Madrid, raporton BBC.
Ata janë akuzuar për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike.
Prokurori i Shtetit ka kërkuar një urdhër arrest evropian për udhëheqësin e katallan, Carles Puigdemont.
Kërkesa mbulon gjithashtu katër ministra të tjerë katalanas, të cilët nuk janë paraqitur në gjykatë, transmeton Gazeta Express.
Spanja është kapluar nga një krizë kushtetuese që nga referendumi, i cili u mbajt më 1 tetor në Katalonjë, e që ishte në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e kishte shpallur të paligjshëm.