Rusia reagon pas mbylljes së konsullatave të saj në SHBA
“Ministri shpreh keqardhje për përshkallëzimin e tensioneve në marrëdhëniet dypalëshe, që nuk është filluar nga ne dhe njoftoi se masat e reja të shpallura nga amerikanët do të analizohen me vëmendje nga Moska”, deklaroi diplomacia ruse në një komunikatë, pas një bisede telefonike mes Lavrovit dhe homologut të tij amerikan, Rex Tillerson.
SHBA-ja i ka dhënë deri të shtunën kohë Rusisë për të mbyllur konsulatën e përgjithshme në San Francisko si dhe dy anekse të shërbimeve të saj, në Uashington dhe Nju Jork, si përgjigje ndaj reduktimit drastik të personelit të përfaqësimit diplomatik amerikan në Rusi, përcjell Atsh.
Në fund të korrikut u vendos një reduktimi drastik i 755 diplomatëve dhe punonjësve, rusë apo amerikanë të ambasadës dhe të konsullatave amerikane nga Vladimir Putin si përgjigje ndaj sanksioneve të Uashingtonit.