Në Detin Mesdhe shpëtohen qindra emigrantë
Bota
May 14, 2017 - 23:31
Ekipet e Rojës Bregdetare të Italisë, kanë shpëtuar 484 emigrantë gjatë përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe.
Pasi që kushtet e motit dhe detit janë përmirësuar janë rritur kalimet e emigrantëve dhe operacionet e shpëtimit, në rrugën më të përdorura nga trafikantët e njerëzve në migracionin e parregullt nga Afrika në Evropë, raporton aa.
Në deklaratën me shkrim të publikuar nga Roja Bregdetare e Italisë me seli në Romë, theksohet se dje në 4 operacionet e shpëtimit janë shpëtuar 484 persona.
Gjatë operacioneve janë nxjerrë 7 kufoma të emigrantëve nga deti.