Hollande: Qytetarët zgjodhën rrugën e BE-së

Bota May 07, 2017 - 21:07

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka thënë se dita e sotme tregoi se francezët e duan Francën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Hollande e ka uruar Macronin i cili do të jetë pasardhës i tij në postin e presidentit të Francës, transmeton lajmi.net

“Fitorja e tij e madhe konfirmon se qytetarët janë të bashkuar rreth vlerave të Francës, dhe treguan përkushtimin për Bashkimin Evropian”, ka thënë Hollande.

Macron ka arritur të bëhet president i Francës, pasi ka fituar mbi 65% të votave.