Rusia i vë veto rezolutës së OKB'së për Sirinë
						Bota
						April 12, 2017 - 22:41
					
										
					Projektrezoluta e prezantuar nga Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe që kërkon bashkëpunimin e regjimit sirian në një hetim për sulmin kimik të dyshuar, është e papranueshme, theksoi sot diplomacia ruse.
“Kjo projektrezolutë për ne është e papranueshme dhe ne nuk do të votojmë në favor të saj”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Genadi Gatilov, cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”, ndërkohë që votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së është parashikuar për sonte.
Britania e Madhe, Franca dhe SHBA-ja paraqitën dje në Këshillin e Sigurimit një projektrezolutë tjetër që kërkon një hetim mbi sulmin kimik në Siri, pavarësisht dështimit të negociatave javën e kaluar.